LAJMET

Prattipati takohet me Gërvallën, temë diskutimi prioritetet në drejtësi e forcimi i “sigurisë tonë të përbashkët”

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar sot me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në një njoftim në Facebook, ambasada tha se temë diskutimi ishin prioritetet në sektorin e drejtësisë dhe partneritetin për “sigurinë e përbashkët”.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua sot me Ministren e Drejtësisë të sapoemëruar Donika Gervalla-Schwarz për të diskutuar bashkëpunimin mbi prioritetet e sektorit të drejtësisë. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm për të forcuar themelet e sigurisë sonë të përbashkët”, tha ambasada.

https://www.facebook.com/share/p/1C3RQnAzR5/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *