Osmani publikon një video me momente me qytetarë: Mbështetja juaj do të vazhdojë të më udhëheqë në çdo hap
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video që përmbledh raste kur ajo u përshëndet dhe u urua nga qytetarë gjatë aktiviteteve të saj.
Osmani i falënderoi qytetarët për besimin dhe dashurinë.
“Faleminderit për besimin! Faleminderit për dashurinë! ❤️ Mbështetja dhe zëri juaj janë forca që më kanë udhëhequr dhe do të vazhdojnë të më udhëheqin në çdo hap”, shkroi ajo në përshkrimin e videos.
Ndërkohë që Vjosa Osmani po kërkon edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit, në LVV thonë se s’kanë mbledhur nënshkrime e se s’kanë kandidatë.
Emri i saj deri më tani ka qenë jashtë diskutimit ndërmjet kryetarëve të partive parlamentare, me LVV-në që këtë herë duket sikur e ka hedhur poshtë mundësinë që ta mbështesë atë për presidente edhe për një mandat.
