Forcat izraelite dhe persona të armatosur lokalë aleatë hapën zjarr ndaj një turme palestinezësh që po i drejtohej një qendre shpërndarjeje ushqimi të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të në Rripin e Gazës, mëngjesin e së hënës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe burimeve spitalore, si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë të paktën 14 persona, raporton AP.

Dëshmitarët raportuan se të armatosurit, që duket se bashkëpunonin me ushtrinë izraelite, qëndruan pranë trupave izraelite dhe më pas u tërhoqën drejt një zone të kontrolluar ushtarakisht në qytetin jugor të Rafah, pasi turma nisi të hidhte gurë në drejtim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë