LAJMET

Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror

Kryekuvendarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Takimi, siç shkroi Haxhiu në Facebook, u zhvillua në një ditë simbolike për kombin shqiptar, Dita e Besëlidhjes së Lezhës, dhe ofroi mundësinë për të rikujtuar bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave.

“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”

“Gjithashtu, folëm për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në Kuvendet përkatëse, për rolin tonë mbikëqyrës dhe për nevojën për të shtuar marrëveshje të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”, shkroi kryekuvendarja.

https://www.facebook.com/share/p/1G94oiBnpF/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *