LAJMET

Kurti takohet me Peleshin, diskutohet koordinimi e integrimi evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Sipas njoftimit nga ZKM-ja, gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe avancimin e agjendës së integrimit drejt Bashkimit Evropian.

“Kryeministri Kurti vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria mbështesin dhe shtyjnë përpara njëra-tjetrën në proceset zhvillimore dhe integruese, duke i konsideruar arritjet si të përbashkëta dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen evropiane të qytetarëve të të dy vendeve.U ritheksua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe një garanci e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien në rajon”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/share/v/1K2FQpRLPa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *