Osmani e Kurti u takuan dje, takimi s’prodhoi rezultat
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar dje në Presidencë, ka mësuar Gazeta Express.
Siç merret vesh, ky takim s’ka prodhuar ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
Osmani ka shprehur ambiciet e saj për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit, por ende s’dihet nëse do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme nga deputetët e Parlamentit.
Kurti për këtë çështje sot ka takuar sërish kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit tha se LDK-ja nuk pranon emra që do të funksionin si “zgjatim i qeverisë”, duke shtuar se nuk kanë “qëndrim refuzues ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”.
Sipas afateve kushtetuese, zgjedhja e presidentit/es duhet të përfundojë më 4 mars në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e reja.
