Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për Presidentin, jep “leje” që të shqyrohen në seancë plenare
Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.
Dy vota kundër ishin nga PDK-ja.
Në komision mungoi anëtarja e LDK-së, ndërsa shefja e GP të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.
Pas kalimit në komision pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme për t’i shqyrtuar këto amendamente kushtetuese.
Propozimi parasheh ndryshime në Kushtetuten e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit./EO
