Osmani shpërndan Kuvendin
Presidentja Vjosa Osmani tha se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
“Përfaqësuesit mbrëmë vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje. Ka qenë krejt e evitueshme. Në përputhje me Kushtetutën kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”.
E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.
“Pra afati përfundimtar është i qartë, ka qenë mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti. Deputetët e Kuvendit kanë pasë në dispozicion 23 ditë për të kryer këtë detyrë kushtetuese nga momenti i konstituimit të tij. Ata vendosën që të mos e bëjnë këtë. Ky është realiteti institucional”.
/ Vendisot.info
