LAJMET

Osmani: Kurtit ia besova plotësisht dialogun, e vetmja Presidente që s’dërgova përfaqësues, për marrëveshjet kuptoja nga mediat

“Unë ja kam besuar plotësisht udhëheqjen e dialogut Kryeministrit dhe kam qenë presidentja e parë dhe e vetme që nuk kam dërguar përfaqësues të vetin në Dialog. Edhe presidenti Thaçi ka pas përfaqësuesin e vet në Dialog, edhe presidentja Jahjaga e ka pas”, tha Osmani për Kurtin dhe punën e tij në dialogun Kosovë Serbi.

Ajo shtoi se ka qenë e vetmja që s’ka dërguar përfaqësues në Dialog, “duke treguar besim të plotë në kryeministrin”, tha Osmani te gazetari Çim Peka, transmeton Gazeta Express.

“Përkundër faktit që unë pastaj marrëveshjet i kam kuptuar nga mediat”, vijoi Osmani.

“Për shumë gjëra që ai është pajtuar e ka ditë paraprakisht që une nuk pajtohem me ato qëndrime por nuk i kam ndërhyrë në punë”, shtoi Osmani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *