Hamza kujton 11 marsin e ‘81: Studentët u ngritën në emër të popullit, historia jonë është shkruar nga guximi i tyre
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar 11 marsin e vitit 1981, atëkohë kur studentët e Kosovës u ngritën në emër të popullit duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
Hamza tha se historia e vendit është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të studentëve, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes, transmeton Klankosova.tv.
“Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.
Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë. ’’, ka shkruar ai.
