LAJMET

Ftesa e Kurtit për opozitën, Tahiri: Po e përgatit terrenin për të na fajsuar, do ta largojë vemendjen nga përplasja me Osmanin

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklarimit të Kurtit për ftesë në drejtim të opozitës për një takim gjatë javës tjetër. Tahiri ka thënë se Kurti po provon të përmbysë narrativen e bllokadës që ka krijuar vetë dhe në të njëjtën kohë të rris presionin ndaj Kushtetueses.

Sipas Tahirit, lëvizja e Kurtit në pamje të parë duket konstruktive, por Tahiri thekson se Kurti po e përgatit terrenin për të hedhë fajin mbi opozitën dhe Gjykatën.

Reagimi i plotë:

Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën.

Njëkohësisht Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe ta çorientojë opozitën. Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *