LAJMET

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph u takua me Vjosa Osmani përpara përfundimit të mandatit të presidentes.

“Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë dhe demokracisë: Në një takim me Presidenten Vjosa Osmani përpara përfundimit të mandatit të saj, Ambasadori Rainer Rudolph i dhuroi asaj një libër mbi historinë e Murit të Berlinit – një kujtesë se si vendimet politike mund të ndajnë, por edhe të ribashkojnë njerëzit”, shkroi ambasada gjermane në një postim në Facebook ku njoftoi për takimin.

Ambasada tha se ambasadori i shprehu Osmanit “mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj”.

“Urimet më të ngrohta për Presidenten Osmani për angazhimet e saj të ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal!”, shkroi ambasada gjermane.

https://www.facebook.com/share/p/1B92LESx8w/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *