LAJMET

Takimi Kurti-Abdixhiku sapo përfundoi, zëdhënësi i LDK-së thotë se kryeministri “nuk po don me gjetë zgjidhje për President”

Pak minuta pasi përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit, zëdhënësi i partisë më të vjetër në vend, Besian Mustafa tha se shefi i Qeverisë “nuk po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në”.

Mustafa iu referua një deklarate të Kurtit pas takimit, ndërsa tha se ai nuk do zgjidhje.

“Albini sapo përsëriti “80-81 vota për President nuk është caku ynë”. Pra, NUK po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në. Veq mos thuani pastaj “LDK po na qon në zgjedhje”!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/share/1HTRhjYB22/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *