Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditën e sotme në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, raporotn Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës.
Të njëjtit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.