LAJMET

“Taksirat i madh – s’është e thënë me mbetë kryeministër”, Deliu rikthen deklaratën e opozitarit Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti kur ai ishte në opozitë, ndërsa fliste për kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa.

Kurti thoshte se Mustafa “po do me mbetë kryeministër me çdo kusht”. Këtë deklaratë, Deliu e shpërndau tani, kur kryetari i LVV-së po ua hedh fajin partive opozitare për mozgjedhjen e Presidentit.

“Taksirat i madh. Po do me mbetë kryeministër me çdo kusht. Po jo bre se Kosova është më e vlefshme, populli i Kosovës është i vlefshëm. S’është bre e thënë me u bë kryeministër – s’është e thënë me mbetë kryeministër. Kosova duhet të zhvillohet, rinia duhet të përparojë, të hapen vende pune”, kishte thënë atëherë Kurti.

https://www.facebook.com/share/v/17ZaiHrJNq/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *