JETË & Kulturë

“Ditët e Librit” në Istog

Nga data 23 deri më 25 prill, Parku i Qytetit në Istog u kthye në një hapësirë të gjallë ku libri, fjala dhe krijimtaria morën vëmendjen kryesore.

Për tri ditë me radhë, qytetarë të shumtë, nxënës dhe dashamirë të librit u bënë pjesë e “Book Fest”, panairit që solli tituj të ndryshëm dhe krijoi një atmosferë të veçantë për lexim dhe bashkëbisedim.

Aktivitetet nisën më 23 prill me poezi dhe ese të prezantuara nga nxënësit, duke iu ofruar hapësirë të për të shprehur talentin dhe pasionin e tyre për fjalën e shkruar.

Ndërkohë, për më të vegjlit, në dy ditët në vijim u organizua edhe face painting, duke i dhënë ngjyra dhe gjallëri parkut.

“Ditët e Librit” u realizuan nga Libraria Book World me mbështjetje të Komunës së Istogut duke sjellë një energji të bukur në qytet dhe duke i bashkuar të gjitha moshat rreth një ideje të përbashkët, dashurisë për librin dhe dijen.

Përfaqësuesja e Book World, Kimete Arifaj, njëkohësisht përgjegjësja për këtë organizim në prononcimin e saj ka theksuar se evente të tilla duhet të jenë më shpeshta dhe të krijohen sa më shumë hapësirë për dashamirësit e fjalës artistike.

“Vendi ynë shprehimisht ka shumë potencial rreth fjalës së shkruaj dhe krijimtarisë letrare, është e rëndësishme të krijohet hapësirë për t’u ndjerë të dëgjuar dhe për të zgjuar kreativitetin dhe shprehur potenciali rinor”. /Vendisot.info

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *