LAJMET

Kryetari i KQZ-së: Maksimumi në 22:00 dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve, por ju njoftojmë paraprakisht më saktë për orën

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se sonte “më vonë” do t’i japin rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.

Radoniqi tha se do të njoftojnë më vonë për orën e saktë kur pritet t’i prezantojnë rezultatet preliminare, por paraprakisht përmendi orën 22:00 si “masksimum”.

“Rezultatet preliminare do të dalin sonte. Unë besoj që diku rreth orës 21:30 apo 22:00 maksimum do të dalim me rezultat, por do t’ju noftojmë paraprakisht. Nuk do ta caktojë tash orën”, tha ai.

Radoniqi tha se procesi zgjedhor më 7 qershor është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e tij.

Sipas të dhënave preliminare, ai tha se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 712.148 qytetarë, ose 36.33% e trupës zgjedhore.

Për krahasim, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, votuan 44.99%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *