Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë
Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se Presidenti i ri duhet të jetë një personalitet që ka integritet të dëshmuar intelektual e profesional.
Ai tha se dy partitë, PDK e LDK, e kanë gabim që po e kërkojnë Presidentin nga radhët e tyre, duke thënë se ai s’duhet të jetë noter as i Albin Kurtit, Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut.
“E kanë gabim edhe PDK edhe LDK që kërkojnë president-e nga radhët e tyre. President-e duhet të jetë dikush që e respekton frymën dhe normat e Kushtetutës, nuk angazhohen për interesa partiake por interesa të përgjithshme. Të mos janë as notere Albin Kurtit, çfarë ishte Presidentja Osmani, a as noter-e të Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut… Konsultat mes partive për kandidimin duhen me u përqendru në personalitetet që gëzojnë respekt për paanshmërinë dhe integritetin e dëshmuar intelektual dhe profesional”.
Maliqi tha se Kosova ka “kandidat të tillë”.
