LAJMET

Hodhi mbeturina vëllimore, Komuna e Prishtinës gjobit me 200 euro qytetarin

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur një qytetar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në vende ku s’lejohet.

“Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi”, njoftoi kryeqyteti.

Komuna tha se inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.

“Ta mbajmë Kryeqytetin të pastër, përgjegjësia është e përbashkët”.

Për problematikën e hedhjes së mbeturinave vëllimore afër kontejnerëve apo në vende të tjera në kryeqytet, Komuna e Prishtinës përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” ka hapur një platformë ku qytetarët mund të bëjnë kërkesën për t’ua hequr mbeturinat e tilla falas.

Mbeturinat.com, në këtë platformë mund të bëni kërkesën për largimin e divanëve, dollapëve nga shtëpia, falas, kishte njoftuar kompania.

Komuna është zotuar për gjoba për këdo që hedh këto mbeturina në vende që s’lejohet.

 

https://www.facebook.com/share/p/18XPpb8pyE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *