“Nana” rikthen zërin e Shpat Kasapit, publikohet kënga e fundit e papublikuar e tij
Është publikuar një tjetër projekt i papublikuar i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, duke sjellë emocione të forta tek fansat e tij.
Kënga e re me titull “Nana” është publikuar në platformën YouTube nga familjarët e artistit, si pjesë e nismës për të sjellë në publik materialet muzikore që ai nuk arriti t’i finalizonte gjatë jetës.
Ky publikim është bërë i mundur nga bashkëshortja e tij, Selvija, e cila më herët kishte bërë të ditur se do të vijonte publikimin e projekteve të lëna pas, me qëllim që muzika e tij të mos mbetet e papublikuar.
Projekti është pritur me reagime emocionale nga admiruesit e këngëtarit, të cilët kanë pasur mundësi të dëgjojnë edhe një herë zërin e tij përmes këtij materiali të ri muzikor.
https://www.instagram.com/reel/DZ0McVxoxsS/?igsh=enI3cWM2NTQ5OWo5
