Gani Koci me kancer, Labinot Tahiri apel për ta ndihmuar ish-deputetin: T’i mbledhim sot 50 mijë euro për barnat
Këngëtari Labinot Tahiri tha se aksioni për mbledhjen e fondeve për ish-deputetin Gani Koci po ecën shumë mirë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta mbështesin financiarisht.
Tahiri tha se donacionet e mbledhura nga shqiptarët dhe diaspora po shkojnë sipas planit, duke kërkuar që brenda ditës të mblidhen 50 mijë euro.
“Popull i dashur, ju e dini që kur e marrë një punë e qoj deri në fund. Pra, jam shumë i lumtur që donacionet se bashku nga të gjithë shqiptarët dhe diqspora jonë për z. Gani Kocin po shkojnë shumë, shumë mirë. Ju lus që për këtë atdhetar, çlirimtar e shqiptar i cili vuajti shumë nga të keqiat e Serbise, ta ndihmojmë në afat rekord që ti sigurohen paratë familjes për blerjen e barnave të kancerit , ku familjes i kushtojnë me nga 3000€ euro për sherimin e baces Gani! Keto barna nuk sigurohen në Kosovë, se nuk ka as për nanen tem dhe as për babën tim e tëndin. Ky është fati i Kosoves! Po lutem që sot të tubohen 50.000€”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Tahiri tha se disa persona po i shkruajnë privatisht, ndërsa bëri thirrje që paratë të dërgohen direkt te familja e ish-deputetit.
“Baca Gani, uroj që seshpejti të dalim në drekë dhe t’ia thojmë ndonjë kenge për lirinë e trojeve tona shqiptare. Me dashuri e respekt për ty dhe shokët e ilegales që kontribuat për ne, Labi, Kosovë e Shqipërise”, shkroi ai.
