Nga sonte deri të enjten mbyllet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, në kuadër të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Sipas njoftimit, mbyllja e qarkullimit do të jetë në fuqi nga 13 korriku 2026, ora 20:00, deri më 16 korrik 2026, ora 20:00.
“Gjatë kësaj periudhe, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative: Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”. Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”. Lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet me sinjalizim dhe personel në terren. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Komunës.
