Osmani: Sonte jam me Anglinë, Argjentina e eliminoi padrejtësisht Zvicrën
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sonte do të bëjë tifo për kombëtaren e Anglisë në futboll, e cila përballet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës me Argjentinën.
Ajo tha se eliminimi i Zvicrës nga Argjentina e ka bërë ta ndryshojë preferencën e saj.
“Aty definitivisht jam me Anglinë. Po ta shohim edhe aty. Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën, për arsye që dihen, sepse gjithmonë jam me Amerikën. Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër. Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës, e tash fatkeqësisht pas eleminimit të padrejtë të Zvicrës, tash e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi, kështu që ndoshta diku mes Francës edhe Anglisë. Të dyjat kanë një futboll të jashtëzakonshëm, të pastër”, tha Osmani.
Ajo tha se futbollin e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe se Kampionatin Botëror po e shijon së bashku me familjen.
“Unë e kam përcjell prej kur kam qenë shumë e vogël çdo kampionat edhe botëror edhe evropian, e edhe kësaj radhe. Jemi kënaqur. Tash edhe bashkë me vajzat e mia edhe me bashkëshortin. Edhe atyre po ju intereson shumë futbolli vajzave të mia, kështu që çdo ndeshje e kqyrim bashkë edhe sonte kesh tu e kqyr në sa ora duhet me u nis për shpejt që me u siguru që nuk mungoj”, tha ajo.
