Ramush Haradinaj shkruan për dorëheqjen para 7 vitesh: S’desha të shkoj në Speciale si Kryeministër
Ramush Haradinaj ka përkujtuar 19 korrikun e vitit 2019 ku pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Haradinaj tha se ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u marrë në pyetje dhe këtë nuk donte ta bënte si kryeministër.
Haradianj tha se qëndrikmi i tij ka mbetur i palëkundur.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit. Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe “Dodik Republika” për Kosovën janë të papranueshme. Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka thënë ai.
/Vendisot.info
