Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren.
Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili vendosi të largohet pasi kryetari i Kuvendit hapi procedurën e votimeve për çështjet në rendin e ditës.
Deputetët e opozitës vijuan përplasjet nga ku hodhën shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Rama teksa largohej.
Para largimit të Ramës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca Gazment Bardhin pasi ky i fundit bashkë me deputetin Klevis Balliu hodhën ujë në drejtim të kryeministrit.
