LAJMET

Abdixhiku reagon pasi e caktoi kuvendin ku votohet për shkarkimin ose jo të tij: Hyj me besim, demokracia këtë e ka

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thirrur Kuvend të jashtëzakonshëm partiak të enjten, pas caktimit të datës 30 korrik, ai ka reaguar.

Ai tha se ndonëse nuk e konsideron kuvend të drejtë, si dhe e sheh të pakohë dhe të pavend, tha se beson në demokraci për këtë dhe ka thirrur Kuvendin.

Abdixhiku tha se të enjten përcaktohet Kuvendi, më pas edhe Republika.

Postimi i plotë:

Kam thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.

Siç ma kërkuan, për shkarkimin tim.

Në pesë vite si Kryetar, ky është Kuvendi im i katërt. Në tri prej tyre, kam dalë vetë para anëtarësisë dhe kam kërkuar besimin e saj. Këtë herë, të njëjtin besim më është kërkuar ta rimarr përsëri; veçse njëanshëm me kërkesë për shkarkim. Në 37 vite histori, kjo praktikë nuk ka gjetur vend asnjëherë në LDK.

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë, të pavend. Si proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm; e konsideroj dhe përçarës. Jo për fatin tim individual, por për plagët që veçse ia ka lënë LDK-së. As nuk ka qenë koha; as vendi; edhe më pak mënyra.

Por zgjodhën një rrugë tjetër.

Dhe demokracia këtë ka. Si të tillë, më duhet ta pranoj. Edhe kur nuk më duket e drejtë. Une e respektoj demokracinë; sepse e besoj. Prandaj ballafaqohem. Pres të sillen njejtë edhe të tjerët pas të enjtës kur LDK flet përsëri.

Unë do të hyj në këtë Kuvend me bindje, me qetësi dhe me besim të plotë tek njerëzit tanë. Dhe në këtë rrugëtim, do të qëndrojë. Sepse përveç bindjes s’kam asgjë tjetër. Dhe nga këto bindje, del dhe thirrja ime, për delegatët e Lidhjes. Qëndroni!

Qëndroni, sepse, ndonëse ky nuk është Kuvendi që kam kërkuar, ai mund të bëhet Kuvendi që i jep LDK-së atë që i ka munguar më së shumti, qartësinë. Qartësinë se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është veç e anëtarësisë!

Të enjtën, më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në.

Pas saj, le të përcaktojmë Republikën.

https://www.facebook.com/share/p/1Bt2nrKrTC/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *