Përplasja Krasniqi-Rama, Abazi pyet Kurtin: Kush ka qenë vrasës i nënës shtatzënë në oborrin e QKUK
Alban Krasniqi, burri i ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, e ka quajtur “vrasës” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas vdekjes tragjike dje të një punëtori në një vend punishte në Prishtinë.
Rreth kësaj, ka reaguar Haki Abazi, i cili, në postimin e tij, e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ‘’ kush ka qenë vrasës në rastin e nënës shtatzënë në muajin e nëntë në oborrin e QKUK e që ka qenë në urdhërin mbrojtës !?’’.
Abazi, ka thënë se, ‘’nëna dhe foshnja të vrarë në oborrin e QKUK është vrasje e shtetit!’’
‘’Unë e pyes Albin Kurtin kush ka qenë vrasës në rastin e nënës shtatzënë në muajin e nëntë në oborrin e QKUK e që ka qenë në urdhërin mbrojtës !?
Aksidentet ndodhin dhe është fatkeqësi e rëndë. Ndodhi edhe në Austri. Ngushëllime familjes së të riut që ka humbur jetën. Por kur shteti e ka për detyrë ta mbrojë dhe vritet në duart e shtetit, shteti është pjesmarrës në vrasje. Nëna dhe foshnja të vrarë në oborrin e QKUK është vrasje e shtetit!’’, ka shkruar Abazi.
Ndryshe, në vitin 2022, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë, ishe vrarë në oborrin e QKUK nga bashkëshorti i saj.
