RTK raporton duke u thirrur në burime: Gjashtë trupa janë gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Gjatë punimeve për gërmime në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, deri tani janë gjetur gjashtë trupa.
Gërmimet e sotme kanë çuar në gjashtë numrin e trupave të gjetur në zonën malore të fshatit Kalludër në Zubin Potok, bëjnë të ditur burime të RTK-së.
Ndryshe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka vizituar punimet e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Isufaj ka thënë se gërmimet kanë nisur dhe ka falënderuar të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces, veçanërisht Policinë e Kosovës, prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore.
