LAJMET

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve përreth, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se, në vend që të merrte kontakt me autoritetet në Zagreb dhe Podgoricë, të koordinonte veprimet dhe të dërgonte ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Kurti ka zgjedhur t’u flasë mërgimtarëve për “gjermanë e rusë”.

Çitaku theksoi se mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike, por për një shtet që vepron. Sipas saj, “ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë”. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

Mërgimtarët tanë po presin me orë të tëra në kufijtë e vendeve përreth, të lodhur pas një udhëtimi të gjatë, për t’u kthyer në vendlindje

Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë.

Mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike. Ka nevojë për shtet që vepron.

Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë.

https://www.facebook.com/share/p/1JqVneRBdk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *