“Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje”, Kurti: Qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kontaktet me liderët e partive politike do të vazhdojnë, me synimin për të gjetur një marrëveshje që do të zhbllokonte situatën institucionale.
Kurti tha se një marrëveshje politike do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, nuk do të sillnin një zgjidhje të re.
“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshje politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike”, tha Kurti./Klankosova.tv
