Një grabitje ka ndodhur sot në mesin e ditës në një dyqan në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se një person i dyshuar nën kërcënim të armës (elektroshok), ka grabitur një shumë parash.

“Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

Derisa nuk dihet ende shuma e parave të marrë nga hajni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë