Dy persona janë arrestuar sot në një aksion Antikorrupsion që u zhvillua në Prishtinë.

Ata dyshohen për veprat penale falsifikimit të dokumentit, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe veprës penale të mashtrimit.

“I dyshuari kryesor në këtë rast V.H – Avokat dhe i dyshuari D.I – Instruktor dyshohen se me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore kanë falsifikuar dokumentin, kanë legalizuar dokumente të falsifikuara dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm duke shkaktuar dëm disa milionësh. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave”, thuhet në njoftim e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

Me  vendim të prokurorit dy personat janë ndaluar për shkak të veprave penale “Falsifikim i Dokumentit”, veprës penale “Legalizimi i Përmbajtjes së Rreme” dhe veprës penale “Mashtrim” i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë