LAJMET

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kërkojnë të hyjnë në Qeveri, nuk lejohen

Deputetët e PDK-së dhe ata të Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë, në kuadër të aksionit të tyre protestues për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Të zgjedhurit e popullit kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda objektit për të zhvilluar një takim, ndërsa një zyrtar i sigurimit u ka thënë atyre se do ta pyesë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nëse pranon t’i takojë.

Këtë e ka kundërshtuar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Nuk është punë dëshire, ai vendin e ka atje, ai duhet me dalë jashtë. Mua me ligj më garantohet, si deputete e zgjedhur, qasja në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *