73 aksidente dhe 2306 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 42 aksidente me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2306 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje dënimi.
