LAJMET

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari, Isufaj jep detaje në konferencë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari. Ai ka deklaruar se kjo është aktakuza e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharajve në Prekaz.

“Sot kemi dorëzuar një aktakuzë që lidhen me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharajve në Prekaz. Aktakuza bazohet në prova”, ka deklaruar Isufaj.

Isufaj ka thënë se kjo aktakuzë dëshmon përkushtimin e ndjekjes së krimeve të luftës, pavarësisht kompleksitetit dhe kohës së kaluar.

Ai ka deklaruar se s’mund të japë detaje, meqë rasti është në fazën e hetimeve.

“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe për ndjekjen penale për të gjithë personat për të cilat ka bazë ligjore dhe ka prova të mjaftueshme”, ka shtuar ai tutje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *