LAJMET

Qytetarët mblidhen për të pestën natë me radhë në shesh, për ta kundërshtuar aktgjykimin e Speciales

Qytetarët mblidhen për të pestën natë me radhë në shesh, për ta kundërshtuar aktgjykimin e Speciales

Protesta “Jo në Emrin Tim”, po vazhdon edhe sonte në Prishtinë, për të pestën natë me radhë.

Tashmë këto protesta janë shndërruar në të përnatshme dhe kundërshtojnë verdiktin e Gjykatës Speciale të 16 shtatorit, e cila dënoi me burgim ish-krerët e UÇK-së.

Protestuesit e shohin si një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht dhe të rrezikshëm për shtetin e Kosovës.

Sonte është zbuluar një flamur i madh kombëtar, teksa jehojnë këngët folklorike në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Si në netët e tjera paraprake, protesta ka filluar në ora 21:00, teksa shumë qytetarë janë mbledhur më herët në shesh. /Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *