LAJMET

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje me fajtor Albin Kurtin, Kushtetuesja e nxori vendin nga një situatë e paparashikuar krize

Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi është konstituar.

Gjini, ka shkruar se, VV-ja, “e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë”, duke shtuar se, Kosova shkon në zgjedhje “qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti”.

‘’Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin. E të cilën datë po ashtu partia që i fitoi zgjedhjet e kaluara e priste.’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Gjykata Kushtetuese konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar.

Aleanca e ka përsëritur një gjë të tillë tash e sa kohë. E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë. Edhe këtë Aleanca e ka spikatur panumër herë.

Tash Kosova shkon në zgjedhje, qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti.

Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin. E të cilën datë po ashtu partia që i fitoi zgjedhjet e kaluara e priste.

Shkeljet kushtetuese kurrë nuk kanë arsye patriotike. Çdo shkelje kushtetuese, kurdo dhe kudo qoftë ajo, bëhet vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Populli i Kosovës e ka të qartë çdo lojë politike për interesa të ngushta partiake të cilitdo akter, dhe po ashtu e ka të qartë se kush ofron zgjidhje që sjellin jetë më të mirë për qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1Dow6WFRBh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *