LAJMET

Djali i Jakup Krasniqit letër në emër të familjes së tij, të Thaçit e Veselit- nuk shkojnë te Haxhiu pa vendosur Kuvendi për Specialen

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se nuk do të ketë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, derisa të ketë një vendim të Kuvendit të Kosovës, si përgjigje ndaj aktgjykimit dënues të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në letren e Krasniqit thuhet; “ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente”.

“E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e tyre, pasi Haxhiu i ftoi në takim familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Letra e plotë:

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *