Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën që po mban lidhur me shpalosjen e programit për Qeverinë e Uniteti, tha se Kosova është në krizë politike.

Tutje, ai thotë se vendi është në urgjencë, dhe duhet të bëhet një zgjidhje sa më shpejt.

“Duhet ta pranojmë se jemi në krizë politike e institucionale dhe në një kohë urgjencë”, u shpreh ai.

Më poshtë plani 15 pikësh i LDK-së për Qeverinë e Unitetit:

1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese. Qeveria e unitetit do të merret me departizimin e institucioneve. Pjesë do të jetë edhe riformatimi I plotë I bordeve të ndërmarrjeve publike. Besojmë se pa interferime partiake u japim frymë ndërmarrjeve.

2. Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit.

3. Pakoja emergjente për menagjimin e krizës energjetike dhe heqja e tvsh-s per cdo faturë të energjisë elektrike. Zgjidhje do t’I jepej edhe krizës së tanishme.

4. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Qeveria e unitetit s’mund të bëjë gjithë gazifikimin, por do të nis projektin dhe të dakordohemi që projekti të vazhdojë pas zgjedhjeve të reja të pranverës së 2026.

5. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në. Kthimi I besimit politik përmes një qasje të përgjegjshme shtetërore është prioritet  I Qeverisë së Unitetit. Do të përgatisim platformë unike nga të gjitha partitë për Dialogun me Serbinë. Ristrukturim i plotë i shërbimit diplomatik që është në kolaps të plotë pas 4 viteve të qeverisjes.

6. Brenda një shumice të tillë do t’i votonim marrëveshjet ndërkombëtare.

7. Vettingu në sistemin e drejtësisë.

8 . Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.

9. Do të flasim për reformën kushtetuese në funksion të stabilitetit. Do të trajtonim edhe këtë praktikë që po kalojmë, se a do të duhet të kemi ndryshime kushtetuese. Pra të bëjmë një reset kushtetues.

10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.

11. Përgatitja për lojërat mesdhetare që po vijnë, e që janë në rrezik.

12. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.

14. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.

15. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare. Do të themelonim një mekanizëm monitorues mbi zbatimin e kësaj formule

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë