Djali i Jakup Krasniqit: Deklarata e votuar në Kuvend nismë e mirë, por pa votuar ndryshimin e ligjit për Specialen, s’është bërë asgjë konkrete
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, tha se “eklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete”.
Ai shkroi në Facebook se “UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”.
“Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.
Gjykata Speciale e dënoi ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim për krime lufte.
