LAJMET

Tahiri: Ndryshimi i ligjit për Specialen është obligim kombëtar, Presidenti vullnet politik

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha se çështja e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale nuk duhet të lidhet me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Arian Tahiri tha në një konferencë për media se “nuk duhet as të guxojmë të mendojmë ta lidhim ligjin me President”.

Nëse deputetët nuk e kryejnë këtë punë, ai tha se do të dilnin “prej integritetit dhe përgjegjësisë kombëtare”.

“Ligji është mbi secilin kalkulim politik. Presidenti është konsensus politik, vullnet politik i subjekteve politike. Qysh kemi bërë ftesë në të kaluarën, bëjmë ftesë prapë të mbërrihet konsensusi. Por ligji e tejkalon. Ligji është obligim kombëtar i yni. Obligim për gjakun e dëshmorëve, obligim për gjeneratat që do të vijnë”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *