Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla e ka krahasuar fotografinë që e shfaq atë në shoqërinë e Shemsi Bahtirit, të arrestuarit për trafikim droge, me dhjetëra mijëra fotografi të tjera të cilat i realizojnë “qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët” me të.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme tha se Bahtiri, i arrestuar për trafikim të narkotikëve javën e kaluar, nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Edhe.. çka”, tha Sveçla në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit. “Pse qeverisje? Çka ka [lidhje] ai me qeverisjen?”.

“Shumë në rregull pyetje juaj. Po edhe unë ua kthej pyetjen me një pyetje tjetër: Çka ka të bëjë ai me qeverisjen?”, pyeti Sveçla, gazetarin.

Sipas Sveçlës, fotografia nuk tregon asgjë më shumë sesa dhjetëra tjera fotografi që ai i ka të realizuara me njerëz të tjerë.

“Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot ishte në tri katër aktivitete dhe kam bërë dhjetëra fotografi të cilat i bëjnë qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët. Ne nuk po themi që ai nuk ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëpër aktivitetet e ndryshme…”, u përgjigj Sveçla.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërhyri duke sqaruar se Vetëvendosje ka ndërmarrë masa ndaj aktivistit Shemsi Bahtiri.

https://www.youtube.com/watch?v=J3Ub8vcoUdc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë