Hamza në 6 vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK: Asnjë padrejtësi s’do mund ta rishkruajë historinë tonë
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë ‘’asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë, t’i nënshtrojë apo ta rishkruajë historinë tonë!’’.
Hamza, ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre.
Postimi:
Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë, t’i nënshtrojë apo ta rishkruajë historinë tonë!
Populli i Kosovës e di çfarë përjetoi, pse u ngrit në luftë dhe sa shtrenjtë e pagoi lirinë.
Drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre!
