Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë Naruhito, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Tokio.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidentja Osmani përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook, ku publikoi edhe fotografi nga takimi.

“Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë”, ka shkruar Osmani.

Ajo theksoi se “Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë”.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë vendit ndër vite.

https://www.facebook.com/share/p/1Aus59miag/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë