Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, Mark Fleming, ka takuar ambasadorin kosovar atje, Ilir Dugollin.

Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Kosovës në ShBA është treguar se të dy kanë biseduar për partneritetin mes shteteve.

“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të mirëpriste Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, në Ambasadë”.

“E uruam për detyrën e re dhe ritheksuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë