Sot do të mbahet ceremonia shtetërore e rivarrimin e dëshmorëve të kombit”, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut.

Këshilli Koordinues për organizimin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit njofton se sot do të realizohet ceremonia shtetërore e rivarrosjes së tridhjetë e katër (34) Dëshmorëve të Kombit, e cila mbahet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe nën kujdesin dhe përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ceremonia do të zhvillohet me nderime të larta ushtarake dhe pjesëmarrje institucionale”, njofton Komuna e Istogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë