Të hënën, më 16 Qershor në Komunën e Malishevës nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Ekrem Kastrati do të organizohen aktivitete në shënim të ditës Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës.

Në organizim do të mbahen fjalimet e rastit, programi kulturor dhe artistik dhe ndarja e çmimeve tradicionale: Çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, çmimi “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në shkollën shqipe dhe çmimi “Dr.Shpëtim Robaj” për kontribut në fushën e shëndetësisë.

Me fillim nga ora 9:00 do të bëhen homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Kurse, nga ora 11:00 do të mbahet manifestimi qendror te Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë