Analisti Shenoll Muharremi ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj politikanëve kosovarë, duke theksuar se ata po e bllokojnë vetë Parlamentin dhe po ngufatin potencialin e vendit.
Ai ka theksuar se më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve dhe pas mbi 30 tentativave për të funksionuar Kuvendi, politikanët vazhdojnë të paralizojnë vendin, duke shkaktuar një realitet të vështirë për qytetarët.
Muharremi ka kujtuar se Kosova ka një ekonomi të dobët, me emigrim masiv dhe një infrastrukturë të brishtë që është në rrezik.Sipas tij, politikanët po kontribuojnë në vetë-shkatërrimin e vendit, duke goditur bizneset dhe ekonominë.