Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se mesazhi i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Kosovës dhe Serbisë duhet të lexohet me kujdes.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se pas deklaratës në fjalë duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim po përmend edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, që e arriti gjatë mandatit të tij të parë”.

“Në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika: Liria e pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim ‘deal’ që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar”.

“Është koha për përfaqësim të dinjitetesh, serioz e të mençur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrëzave të ngushta partiake e personale. Vendimet për të ardhmen e nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë