Protestuesi ndaj bllokadës në Kuvend të Kosovës, avokati Arianit Koci, është dukur të ketë shfaqur shenjat e para të dorëzimit nga protesta.

Duke komentuar mungesën e 45 deputetëve në seancën konstitutive, ai u shpreh “mirë po na bëjnë”.

“Turp, turp, turp”, tha Koci në një postim në Faceboook.

Postimi i plotë:

45 deputetë sot paskan munguar në Kuvend – më tha një gazetare.

Turp, turp, turp! Shteti në vdekje klinike, e ata mungojnë.

E ne, qytetarët, prapë heshtim. Prandaj – mirë po na bëjnë! Ju lutem, në komente – shkruani emrat e atyre që kanë munguar.

Le t’i njohim me emër e mbiemër!

P.S. Për me qenë korrekt – nëse eventualisht ndonjë deputet gabimisht përmendet nga kushdo qoftë, që nuk ka qenë sot – e ka qenë, le të shkruan në koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë